Site icon Telegrafi

Nga pistat e modës, në tepihun e kuq të ‘Oskarëve’

Amy Adams me fustanin “Oscar De La Renta”
Me rastin e mbrëmjes solemne të ceremonisë ‘Oscar’, Amy ka veshur një fustan
me të vërtetë unik, por për ndejat pas ceremonisë ajo u përcaktua për një fustan që më parë ishte parë në pistat e modës. Në të dyja rastet bëhej fjalë për fustane të markës "Oscar De La Renta".

Diane Kruger, po ashtu me “Giambatista Valli”
Zonja dhe zotërinj, njoftohuni me Diane Krugerin, gruan e cila mund të veshë rrobat më të çuditshme dhe të çmendura, e të mos duket as e çmendur, e as e çuditshme, por e bukur tej mase.

Kate Bosworth me fustanin “Giambatista Valli”
Kur ke këmbë si të modeles, nuk është vështirë që të të rrijë mirë një fustan i këtillë i qëndisur, i cili bën pjesë në koleksionin pranveror të vitit 2013 të markës "Giambattista Valli".

Catherine Zeta Jones në një fustan "Zuhair Murad"
Nuk kemi si të mos e pranojmë se modelja duket për mrekulli në këtë fustan ngjyrë ari, por kur të njëjtin fustan e shohim në trupin e aktores Catherine Zeta Jones, atëherë na vjen keq, por kjo e dyta është më e bukura. /Telegrafi/
 

Exit mobile version