Ardhja e vaksinave premton rikthim në një jetë më normale, dhe ka krijuar një treg global që vlen dhjetëra e miliarda dollarë në shitje vjetore për disa kompani farmaceutike.
Mes fituesve më të mëdhenj janë Moderna dhe Pfizer, dy kompani farmaceutike të ndryshme amerikane që marrin më shumë se 30 dollarë për person për mbrojtje me vaksinën e tyre me dy doza.
Ndërsa Moderna është krijuar vetëm 11 vite më parë, ajo nuk kishte shënuar asnjëherë fitime dhe kishte para pandemisë vetëm 830 të punësuar, Pfizer, i ka rrënjët që në 1849 dhe pati një fitim neto prej 9.6 miliardë dollarësh vitin e kaluar, me afro 80 mijë pjesëtarë të stafit.
Por, prodhues të tjerë ilaçesh, si Britaniko-suedezja AstraZeneca dhe amerikanja Johnson&Johnson, kanë premtuar të ofrojnë vaksinat e tyre në bazë jo fitimprurëse, deri sa pandemia të përfundojë.
Nëse tregu do të mbetet një gjenerues parash në të ardhmen, kjo varet nga fakti nëse vaksina do të jetë e llojit që do të nevojitet vetëm një herë, si ajo e fruthit, apo nëse do të kërkohet rregullisht, si p.sh. gripi. Por në të ardhmen e menjëhershme, do të ketë fitime të kënaqshme.
Ndërkohë, britanikja “The Guardian”, ka hartuar edhe një klasifikim të sajin, se cila nga këto kompani farmaceutike do të fitojë më shumë dhe se cilët aksionerë kanë bërë pasuri deri më tani.
E para renditet Pfizer dhe BioNTech ku qeveritë e botës kanë porositur rreth 780 milionë doza, me një çmim prej 39 dollarësh për dy doza në SHBA dhe 30 dollarësh në BE. Në 2021, ajo prej 15-30 miliardë dollarë nga shitjet.
Pfizer dhe BioNTech i ndajnë fitimet në marzhine të barabarta ndërkohë që themeluesit e BioNTech, bashkëshortët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të dy mjekë, u bënë multimiliarderë vitin e shkuar, kur potenciali i vaksinës dhe marrëveshja me Pfizer bënë që të rriteshin aksionet e kompanisë.
Më pas Guardian rendit Moderna-n, Johnson & Johnson, AstraZeneca, Sinovac, institutin Gamaleya dhe fondin e investimeve në rusi, Novavax dhe CureVac. /tch/