Telegrafi

Nga Petrova e Shtimes në Tërn të Ferizajt: Ja si ka marrë shqiptari nusen me helikopter! (Foto/Video)

Dhëndri 22-vjeçar, Endriti, e merr nusen me helikopter. Fluturakja që ka ardhur nga Gjermania, me pilotët gjerman, do të niset për të sjellë nusen në Tërn të Ferizajt.

Shumë njerëz ishin kureshtarë për të parë këtë ceremoni të veçantë.

Nusja e cila do të shkojë tek burri nëpërmjet ajrit, tha se as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar një ngjarje të tillë. /Klan Kosova/