Së paku 16 njerëz kanë humbur jetën nga rrëzimi i balonës në një fushë në qytetin Lokhart në Texas të Shteteve të Bashkuara, kanë raportuar mediat lokale.
Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se balona ishte përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej. Televizioni lokal ka raportuar se autoritetet policore kanë thënë se askush nuk ka shpëtuar.
Guvernatori i Texasit, Greg Abbott, ka shprehur ngushëllime për ata që kanë humbur jetën në këtë rrëzim të balonës.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit zhvillon hetime lidhur me këtë përplasje.