Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë të martës mbrëma në Saint Lorence në ishullin spanjoll Mallorca, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që të krijohen përmbysje, kanë njoftuar ekipet emergjente nga terreni.
Raportohet se edhe 12 persona tjerë po konsiderohen të zhdukur, kurse autoritet lokale kanë thirrur një mbledhje urgjente ku pritet të marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë ushtarakë, transmeton Telegrafi.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave. Ndërkaq në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video të ndryshme të skenave “apokaliptike”, që janë duke mbretëruar në këtë zonë.
Ujërat e rrëmbyeshëm me një fjalë merrnin “me vete” gjithçka që u dilte përpara, kurse banorët janë mbyllur në objekte të larta për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/