Një video është publikuar që tregon momentin e plagosjes së bejsbollistit David Ortiz në Republikën Dominikane mbrëmjen e kaluar.
Ylli i Minnesotas, nofka e të cilit është Big Papi, kishte dalë mbrëmjen e kaluar në një klub nate me shokë, por në një moment kishin filluar të shtëna me armë.
Fillimisht u raportua se bejsbollisti ishte plagosur në këmbë, por më pastaj u bë e ditur se ai është plagosur në shpinë, me plumbin që i depërtoi në stomak.
https://twitter.com/BurgersBrats/status/1137924240563458049
Ndihma e shpejtë erdhi në vendin e ngjarjes, duke e dërguar Ortizin me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se bejsbollisti u ka thënë mjekëve: “Ju lutem mos më lini të vdes, jam njeri i mirë”.
Qendra spitalore në Republikën Dominikane lëshoi njoftim se ata kanë nevojë urgjente për gjak të grupit B+, për ta shpëtuar jetën e Ortiz.
Por, autoritetet dominikane kanë njoftuar se gjendja e bejsbollistit tani është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndërsa po hetohen rrethanat se çfarë shtyu që të ndodhte përleshja me armë. /Telegrafi/
David Ortiz was shot in the leg. The shooter is in custody. pic.twitter.com/f3vZHO7QVt
— Luke R. (@wickedsportsfan) June 10, 2019