Telegrafi

Anitta bëhet këngëtarja e parë braziliane që performon në festivalin “Coachella”

Këtë të premte(15 prill), këngëtarja braziliane, Anitta bëri debutimin e saj në “Coachella” dhe u bë artistja e parë solo nga ky vendi që e arrin këtë.

“Përshëndetje, botë, mirë se erdhe në Brazil. Ky është vendi im”, shkroi Anitta në Instagram pas shfaqjes.

29 –vjeçarja e filloi shfaqjen e saj duke u rrotulluar në një motoçikletë për t’iu bashkuar të ftuarit të saj të parë special, Snoop Dogg , në skenë.

Foto: Getty

Të dy, të cilët kanë qenë miq të ngushtë që kur publikuan këngën e tyre “Onda Diferente” në vitin 2019, performuan së bashku hitin e tyre për të nisur shfaqjen.

Në një moment, Anitta madje e inkurajoi Snoop-in të provonte të bënte lëvizje me të – ai u përpoq, por nuk zgjati shumë, shkruan People.

“Të dua shumë Snoop Dogg kam kaq shumë respekt dhe mirënjohje. Asnjë fjalë nuk mund ta shpjegojë kurrë. Përjetësisht mirënjohës”, vazhdoi ajo në mbishkrimin e saj në Instagram.

Nga sfondi deri tek ndryshimet e shumta të veshjeve, Anitta rrezatonte energji dhe kulturë braziliane. Për pamjen e saj të parë, ajo kishte veshur një komplet dy pjesësh jeshile, të verdhë dhe të kaltër me çizme të verdha dhe syze dielli (të gjitha ngjyrat e flamurit brazilian).

Foto: Getty Images

Sa i përket skenës, sfondi imitonte fasadën e shtëpive në lagjet e varfra braziliane të njohura si “favelas”.

Sipas postimit të këngëtares “Envolver”, Joe Rohde dhe Kley Tarcitano nga ekipi i saj ishin ata që e bënë të mundur “Favela në skenë”.

Nga telat e lirshme te linjat e veshjeve, skenografia ishte menduar që audienca të ndihej sikur ishte vetë në një favela.

Më vonë gjatë shfaqjes, Anitta performoi hitin e saj të vitit 2022 “Faking Love” me një paraqitje të shkurtër nga Saweetie.

Foto: Getty

Më vonë, ndërsa Anitta ndryshoi në pamjen e saj të dytë një kostum me ngjyra zebra, kërcimtarët e saj vazhduan të sinkronizoheshin duke kërcyer me “Rhythm of the Night”.

Anitta gjithashtu performoi hitin e saj global “Envolver”, fillimisht solo, më pas iu bashkua një kërcimtare për një koreografi të zjarrtë.

Lexo po ashtu Justin Bieber shfaqet pa bluzë teksa dhuron performancë befasi për publikun në festivalin “Coachella”

Këngëtarja përfundoi setin e saj teksa iu bashkua Diplo, të cilin ajo e përshkruan si “familja e saj përgjithmonë”.

Shfaqja e Anittës në Coachella vjen disa ditë pas publikimit të albumit të saj të ri “Versions of Me”.

Albumi, i cili përfshin “Faking Love” me Saweetie, përfshin gjithashtu më shumë bashkëpunime me artistë duke përfshirë Khalid, Myke Towers dhe Ty Dolla Sign.

Kujtojmë që në vikendin e Coachella, një tjetër artist brazilian del në skenë, Pabllo Vittar. /Telegrafi/