Site icon Telegrafi

Nga pengu më i madh në karrierë deri te momenti kur nuk e besonte kalimin te Verona – Hysen Memolla, mysafir në “Arena e Yjeve”

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Suharekës, Hysen Memolla.

Lojtari që ka bërë karrierë të bujshme edhe në Evropë, ka rrëfyer mes tjerash se si e bleu Hellas Verona në moshën 18 vjeçare.

Memolla nuk e kishte befasuar fillimisht kalimin te skuadra italiane, kur agjenti i tij i kishte treguar për ofertën.

 

Lojtari shqiptar po ashtu ka folur edhe për kohën te Hajduk Spliti me Ardian Ismajlin, ku ka zbuluar disa prapaskena.

Pengu më i madh në karrierë i Hysen Memollës dhe si nuk e dinte ku është Egnatia.

Mbrojtësi ka rrëfyer edhe për tragjedinë që i ndodhi te Egnatia dhe si u bind Hysen Memolla të transferohet te Suhareka mes shumë rrëfimeve emocionale.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Memolla i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version