Erdin Hashani është mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.
Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka bërë disa rrëfime interesante për karrierën e tij, duke sjell edhe disa prapaskena.
Në këtë seri të “Arena e Yjeve”, Hashani ka zbuluar edhe për transferimin e tij te Prishtian me dëmshpërblim.
Ai po ashtu ka rrëfyer edhe historinë e dhimbshme të humbjes së babait, ndërsa ia plotësoi ëndrrën e transferimit
Erdini ka folur edhe për ‘Bishtalecin’ dhe historia interesante që i kishte ndodhu.
Ai ka folur mes tjerash edhe për pengun më të madh në karrierë dhe periudhën e pensionimit, për t’u rikthyer te ajo se si u bë njeriu i barazheve të fituara.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/