Java do të fillojë me kushte të përmirësuara. Nga pasditja e kësaj të hëne e deri ditën e enjte, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por temperaturat do të ulen.
Rënia më e ndjeshme pritet të jetë të martën dhe të mërkurën, me temperatura minimale nga minus 5 gradë deri në 7 gradë në vlera maksimale.
Meteoalb parashikon rikthimin e shiut fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/