Site icon Telegrafi

Nga pakujdesia, kapakët e syrit iu kapën me super-ngjitësi (Foto)

Ben Wyatt nga Somerset i Britanisë së Madhe, po provonte të hapte tubin e super-ngjitësit, kur i shpërtheu në duar dhe një pjesë e masës i kërceu në sy.

Kur i ka rënë ngjitësi, instinktivisht e ka mbyllur syrin, duke bërë që t’i përfshihen tërë qerpikët, transmeton Telegrafi.

Pak çaste më pas, ai nuk ka mundur ta hapë më syrin, duke përjetuar mjaftë dhimbje.

“Isha shumë i pakujdesshëm, sepse e kam mbajtur tubin shumë afër syve. Kjo pako duhet ta ketë paralajmërimin e ngjitur, se përbën rrezik”, ak thënë Wyatt.

Pas pesë ditësh i është hapur syri dhe ai është diagnostifikuar me ‘errësim të përkohshëm’, por nuk rrezikon dobësimin e shikimit. /Telegrafi/

Exit mobile version