Makina e kaltër sërish ka probleme në kryqëzim
Shikoni situatën e trafikut në situatën e treguar në foto, dhe provoni që për më pak se një minutë të jepni përgjigje…
Në kryqëzim si në foto kryqëzohen rrugët me të drejtën e kalimit dhe pa të drejtën e kalimit. Trafiku është rregulluar vetëm me shenja komunikacioni.
Shikoni se cili mjet ku ndodhet dhe cila shenjë i referohet kujt, pastaj përgjigjuni pyetjes se kur do të kalojë makina e kaltër nëpër kryqëzim, transmeton Telegrafi.
Kur do të kalojë makina e kaltër nëpër kryqëzim?
Përgjigjja:
Meqë edhe makina edhe autobusi janë në rrugë me të drejtë kalimi, edhe njëri edhe tjetri nëpër kryqëzim do të kalojnë para tramvajit.
Autobusi makinës i vjen nga ana e djathtë, andaj ai nëpër kryqëzim do të kalojë i pari. Pas tij kalon makina, ndërsa më pas tramvaji. /Telegrafi/