Sinan Bicer, pronari i një dyqani lulesh në Turqi, adoptoi një këlysh ketri që gjeti në pyll.
Kafsha e mori në shtëpi dhe e quajti Mahmut ndërsa familjarët u emocionuan me krijesën e vogël dhe të gjithë kujdesën për të.
“I vendosëm një kavanoz me ujë të nxehtë pranë se ishte i ftohtë. Gjithashtu, vendosëm batanije mbi të. Kështu filloi historia jonë”, ka shpjeguar Sinani.
Kur ketri u rrit mjaftueshëm, ata vendosën ta kthenin në pyll, por plani i tyre dështoi. Dhe atë dy herë.
“Ne u përpoqëm dy herë për ta lëshuar atë në natyrë. Ai u kthye tek ne të dyja herët. Nuk donte të ndahej prej nesh”, tha ky njeri human.
Sinani u dashurua aq shumë me Mahmutin, saqë e sheh si pjesëtar të familjes dhe as që mendon ta kthejë në natyrë. /Telegrafi/