Telegrafi

Nga një prej yjeve të Hollywoodit dhe femrave më atraktive, Carmen tash merret me argëtimin e njerëzve nëpër ndeja

Carmen Electra (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në vitet e nëntëdhjeta, Carmen Electra ka qenë yll i madh dhe një prej femrave më atraktive në botë, por sot tregimi për të është më ndryshe.

Aktorja dhe modelja e nisi karrierën si valltare, ndërsa jeta i ndryshoi kur u njoftua me këngëtarin Prince, me ndihëm e të cilit e publikoi këngën e saj të parë.

Mirëpo, duke qenë në shoqërinë e të famshmëve, ajo arriti të bëhej pjesë e hit-serialit televiziv “Baywatch”.

Mirëpo, suksesi i saj nuk zgjati shumë dhe pas vitit 2000, karriera e saj pësoi rënie dhe rolet e saja ishin në filma jo aq të suksesshëm.

Lexo po ashtu Carmen Electra vazhdon të duket joshëse përkundër moshës (Foto)

Në rënien e karrierës së saj ndikuan edhe lidhjet, duke filluar nga martesa me ish-basketbollistin Dennis Rodman, pastaj me muzikantin Dave Navarro, kitaristin Rob Patterson e producentin Simon Cowell.

Në këtë mënyrë, nga një yll i madh hollivudian, Carmen u shndërrua në një femër pjesëmarrëse nëpër ndeja të ndryshme. Por, edhe pse nuk është më e famshme si dikur, duhet pranuar se akoma duket bukur. /Telegrafi/