Telegrafi

Nga një gjuajtje e lirë – Mahrez i shënon super gol PSG-së

Manchester City e ka përmbysur rezultatin përballë PSG-së në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Citizens janë këndellur në pjesën e dytë dhe tani ka më shumë probleme për skuadrën franceze.

Golin për 1-1 e realizoi Kevin de Bruyne, ndërsa tani ka ardhur edhe i dyti.

Ishte minuta e 71-të, kur Riyad Mahrez mposhti Keylor Navasin nga një gjuajtje e lirë për 2-1. /Telegrafi/

https://twitter.com/FUT21News/status/1387504523011313664