Çdo fëmijë i lindur në Shkup nga tani do të mundet të mbjell nga një dru në parqet e qytetit, sheshe apo ndonjë vend tjetër. Por, druri do ketë pllakë me emrin e fëmijës dhe datën e lindjes. Me këtë aksion do të rritet edhe gjelbërimi i Bashkisë së Shkupit.
Kjo është paraparë nga kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe përfaqësuesit nga klinikat gjinekologjike, ku nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Një dru për çdo fëmijë”.
“Ashtu si pata premtuar gjatë fushatës, e filluam realizimin e këtij projekti së bashku me JP “Parqet dhe gjelbërimet” dhe gjinekologët akusherik në spital. Nëpërmjet këtij projekti ju mundësojmë që edhe qytetarët të mbjellin dru në nder të fëmijëve të lindur të tyre. Në dru do të ketë pllakë me emrin e fëmijës dhe datën e lindjes”, theksoi Shilegov.
Për momentin ekzistojnë 18 lokacione për mbjellje, theksoi Shilegov.
Memorandumin për bashkëpunim e nënshkruan Bashkia e Shkupit me Klinika Universitare për gjinekologji dhe akusheri, Spitali Special për gjinekologji dhe akusheri në Çair dhe departamenti për gjinekologji të Sistinës, Axhi Badem./Telegrafi/