Telegrafi

Nga një asistim fenomenal i De Bruynes, Haaland shënon edhe të dytin te City

Erling Haaland ka shënuar edhe golin e tij të dytë në Ligën Premier.

Derisa realizoi në pjesën e parë nga penalltia për Manchester Cityn, norvegjezi shënoi edhe të dytin.

Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Kevin de Bruyne asistoi për Haalandin, që u gjend mjaftë mirë i liruar.

Duke dalë vetëm përballë portierit të West Hamit, sulmuesi shënoi me lehtësi për rezultatin 2-0 të ndeshjes. /Telegrafi/