Site icon Telegrafi

Nga një aksion perfekt, Kosova e barazon rezultatin ndaj Çekisë

Muriqi duke festuar golin ndaj Çekisë në Prishtinë

Kosova e ka barazuar rezultatin ndaj Republikës së Çekisë 1-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Patrik Schick, mirëpo epërsia e tyre nuk zgjati shumë.

Vedat Muriqi arriti të shënonte një gol të bukur në minutën e 19’-të, pas asistimit që pranoi nga Elbasan Rashani.

Aksioni u fillua fillimisht nga Bernsat Celina, që pasoi te Rashani, derisa sulmuesi ynë e konvertoi në gol. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NqSojDcMv4Y

 

Exit mobile version