Telegrafi

Nga ngulitjet e Morant e De Rozan te bllokada monstruoze e Embiid, aksionet më të mira në NBA

Janë zhvilluar 11 ndeshje në natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Si çdo natë, edhe mbrëmë ka pasur aksione të jashtëzakonshme në këto takime, ku NBA ka përmbledhur 10 më të mirat.

Shënimet nga largësia, bllokada e ngulitje të pabesueshme janë parë në arenat ku zhvillohen këto ndeshje.

DeMar De Rozan, Ja Morant apo Joel Embiid ishin disa nga lojtarët që aksionet e tyre janë përzgjedhur në mesin e më të mirave në NBA. /Telegrafi/