Telegrafi

Nga ngulitjet e LaVine e Sabonis tek treshja vendimtare nga Metu, aksionet më të mira në NBA

Janë zhvilluar tetë ndeshje të reja natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Edhe këtë xhiro nuk kanë munguar rezultatet befasuese dhe disa ndeshje shumë spektakolare.

Los Angeles Clippers ka triumfuar në udhëtim te Boston Celtics në takimin me më së paku pikë të shënuar 82:91. Memphis Grizzlies ka bër rikthim të madh dhe kanë mposhtur LA Lakers me pesë pikë diferencë 104:99.

Fitore kanë marrë edhe Phoenix Suns ndaj Oklahoma City Thunder e Chicago Bulls ndaj Atlanta Hawks.

Edhe këtë xhiro NBA ka zgjedhur 10 aksionet më të mira, ku nuk mungojnë ngulitjet spektakolare sidomos ajo e Zach LaVine apo e Domantas Sabonis.

E vendi i parë i ka takuar basketbollistit nigerian Chimezie Metu që shënoi tre pikëshin vendimtar për t’i dhuruar Sacramentos fitoren 95:94 ndaj Dallas Mavericks. /Telegrafi/