Telegrafi

​Nga nesër, vula apostile dhe vula verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Agjencia e Regjistrimit Civil do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit.

Lëshimi do të bëhet nesër nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Gjilanit.

“Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me “Coronavirus” ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë
ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme.

Megjithatë, ju bëjmë thirrje, për shkak të përhapjes së Pandemisë, të kemi kujdes të shtuar dhe t’iu përmbahemi njëkohësisht së bashku këshillave të institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/