Nga dita e nesërme do të mbajë mot kryesisht stabil, përveç në zonat malore ku do të ketë reshje të rralla të rrëmbyeshme kryesisht pasdite dhe shtrëngata të rralla.
Temperaturat ditore do të jenë rreth 2 deri në 3 gradë më të larta.
Nesër do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu.
Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe shtrëngata të rralla.
Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë mesatare verilindore, ndërsa pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.