Site icon Telegrafi

Nga sot, shtetasit e Kosovës pa test PCR mund të hyjnë në Maqedoninë Veriore

Shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në Maqedoninë Veriore nga sot (12 tetor), pa një dëshmuar një test negativ të PCR-it për coronavirus.

Një vendim i tillë u mor nga qeveria në Shkup më 6 tetor, duke deklaruar se sipas parimit të reciprocitetit, shtetasit maqedonas gjithashtu hyjnë në Kosovë pa pasur nevojë për një test PCR, shkruan vijesti.me.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kur e publikoi këtë informacion, bëri thirrje që udhëtimi të ulet në minimum dhe ekskluzivisht të shfrytëzohet për nevoja urgjente dhe me zbatimin e plotë të të gjitha masave të mbrojtjes personale kundër COVID-19.

Kujtojmë se testimi i detyrueshëm PCR për hyrjen e shtetasve të Kosovës u rivendos nga qeveria në Shkup më 9 korrik.

Ndryshe, edhe shtetasit serb, malazez dhe boshnjak mund të hyjnë në Maqedoninë Veriore pa dëshmuar se nuk janë të prekur me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version