int(1) Nga nesër reduktime të ujit në Prishtinë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Nga nesër reduktime të ujit në Prishtinë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” nga nesër ( e enjte) do të filloj orarin e ri te reduktimeve të ujit të pijshëm. Ky orar do të zgjasë deri në një vendim tjetër.

Sipas një njoftimi të kësaj kompanie, ky orar është përpiluar nga Drejtoria Teknike e Ujësjellësit, me miratimin edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv, Gjelosh Vataj.

Arsyetimi i kompanisë ishte që për shkak të mungesës dhe keqpërdorimit të ujit, janë të detyruar të aplikojnë reduktimet, në mënyrë që të gjithë qytetarëve t’i ofrohet shërbim i njëjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version