Për katër euroobligacionet e emetuara deri tani, Maqedonia ka paguar ose duhet të paguaj një shumë prej 334.7 milion euro kamatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nëse qeveria nuk tërhiqet nga synimi për lëshimin edhe të një euroobligacioni prej 650 milion euro, atëherë 35 milion euro në vit, ose 350 milion euro kamatë do të duhet të paguhen për 10 vite.
Investuesit në breza presin që kamata e euroobligacionit të rrij të jetë 5.5%, pasi që bart me vete rrezikune krizës së gjatë politike, rritjes së deficitit, ngrirjes së misionit të FMN-së, tërheqja e një pjese të IPA fondeve, si edhe ulja e rritjes ekonomike.
Euroobligacioni i parë është emetuar në kohën e qeverisjes së LSDM-së, kurse tre tjerëat janë lëshuar në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së. Blerësi apo investuesi i euroobligacionit të pestë do të fillohet të kërkohet që ditën e nesërme./Telegrafi/