Telegrafi

Nga nesër pritet ulja e temperaturave në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira me shi. Do të fryjë një erë e lehtë nga veriu dhe veriperëndimi, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura do të sillen nga 7 deri në 23 gradë. Në Shkup dhe zonën përreth, temperatura do të jenë nga 11 deri në 22 gradë.

Nga mesi i ditës, do të fillojë të bjerë shi, i ndjekur nga erë e fortë veriore dhe stuhi, ndërsa në malet do të ketë kushte për reshje bore.

Reshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë ditës së martë./Telegrafi/