Telegrafi

Zgjatet orari i parkingut me pagesë në Zonën 1 të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sipas ndërmarrjes “Prishtina Parking”, nga nesër do të ndryshohet orari i parkingjeve në Zonën 1, në qendër të qytetit.

Orari i ri për parkingjet komerciale dhe rezidenciale do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të premten.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, orari i parkingut me pagesë ka qenë deri në orën 19:00.

Kujtojmë në këtë zonë 1 orë parkim i veturës kushton 1 euro, derisa në Zonën 2, për një orë parkim duhet të paguani 50 cent./Telegrafi/