Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike njoftojnë se nesër do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë reshje të reja të shiut në vendet më të larta dhe borë në pjesët e larta të vendit
Reshjet pritet së pari të jenë më intensive në perëndim, e që më pastaj të përhapen gjithkund dhe do të zgjasin deri të martën kur do të përforcohen në juglindje.
Lartësia e borës në Kodrën e Diellit është 101 centimetra, 35 në Tetovë, 28 në Gjurishte, 26 në Shkup, 25 në Demir Kapi, 19 në Manastir, 10 në Ohër dhe Shtip, nëntë në Kriva Pallankë, tetë në Prilep, katër në Vinicë dhe dy në Berovë./Telegrafi/