Telegrafi

Nga nesër 100 euro gjobë për ata që përdorin fishekëzjarre

Me 100 euro gjobë do të dënoheni nëse përdorni mjete piroteknike nga 30 dhjetori e deri më 3 janar 2015, në sheshin “Ibrahim Rugova”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”.

Gjoba do të shqiptohet nga inspektorët e Drejtorisë së Inspekcionit, dhe numrat e Inspektoratit ku qytetarët mund të lajmërohen për çfarëdo lloj parregullsie janë: 038 245 666 dhe 038 245 777.

Kështu ka vendosur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me qëllim të ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve nga dëmet që mund të shkaktojnë produktet piroteknike.

“Me këtë vendim, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike prej datës 30 dhjetor 2014 deri më datën 3 janar 2015, me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve, pasi që këto pjesë të kryeqytetit janë më të frekuentuara, ndërsa mjetet piroteknike janë të dëmshme veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna”, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/