Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale ka treguar historinë e një qytetareje nga Lezha, e cila doli nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike.
Duke theksuar se alternative e qeverisë është punësimi, Rama ka treguar se si Shpresa Mekrizanit i është siguruar një punë si sanitare.
“Isha me ndihmë ekonomike që prej viteve ’90, merrja 35 mijë në muaj. Më hoqën ndihmën ekonomike, më thanë nuk ke fituar pikët. Pastaj më morën e më thanë të vish të fillosh punë, punoj në këtë hotel, pastroj, hekuros rrobat, marr 25 mijë lekë”, tha ajo. /Telegrafi/