Telegrafi

Nga NBA dhe me disa rekorde botërore, akrobatët Dunking Devils elektrizuan Kosovën

Muajin e kaluar, Prishtina u bë skenë e një spektakli të paharrueshëm falë bashkëpunimit mes Evapify dhe 3×3 Prishtina.

Në kuadër të kompeticionit të Street Ball 2024, Evapify solli në Kosovë grupin e famshëm akrobatik Dunking Devils, të cilët elektrizuan publikun me performancat e tyre të jashtëzakonshme.

 

Dunking Devils, të njohur ndërkombëtarisht si kampionë botërorë të akrobacisë dhe mbajtës të dy rekordeve Guinness, sollën një nivel të ri energjie dhe emocion në këtë event sportiv.

Të famshëm edhe për performancat e tyre në NBA, ata u mirëpritën me duartrokitje të zjarrta nga audienca, duke u bërë pika kulminante e këtij eventi.

Evapify, si një lider në tregun e produkteve të vapes dhe alternativa të nikotinës, vazhdon angazhimin e saj për të mbështetur sportin dhe të rinjtë në Kosovë, duke sjellë përvoja unike dhe inovative për komunitetin. 

Në këtë event Evapify zgjodhën Drooly, brendin e tyre ekskluziv të qeskave të nikotinës, si produkti më i popullarizuar nga njerëzit aktive dhe sportistët. V

Qeskat e nikotinës së fundmi kanë përjetuar rritje masive të popullaritetit në ligat profesionale të Evropës, përfshirë Premier League-n e Anglisë, siç raportojnë mediat “The Sun” dhe “The Guardan”.