Telegrafi

Nga Muslija te Hajrizi – Lojtarët e Kosovës me paraqitjet më të mira gjatë fundjavës në futbollin ndërkombëtar

Një fillim i mirë i sezonit është gjysma e rrugës.

Tani që filloi sezoni 2023/24 edhe Telegrafi ka filluar me përmbledhjen javore të top pesë lojtarëve me paraqitjen më të mirë të vlerësuar në SofaSocre.

Më i miri këtë javë ishte Florent Muslija (8.9 nota), i cili në fitoren e Paderborn në raundin e parë të DFB Pokal ndaj Cottbus me rezultat 0-7 ishte “Lojtari i ndeshjes”.


Paraqitje të mirë bëri edhe Shkëlqim Vladi (7.7) i Luganos në fitoren 6-1 ndaj Yverdon-Sport në xhiron e katër të Superligës së Zvicrës.

Betim Fazliji (7.6), ishte një nga më të mirët në fushën në barazimin 1-1 të St Gallen ndaj Servette.

Patriot Sejdiu (7.5) ishte ‘Lojtari i ndeshjes’ në barazimin e Bredas 2-2 ndaj Dordrecht në xhiron e parë të Eerste Divisie.

Top pesëshja përmbyllet nga Kreshnik Hajrizi (7.4), që ishte më i miri në mbrojtjen e Luganos. /Telegrafi/