Site icon Telegrafi

Nga muri vinte një zhurmë e pazakontë, ndaj vendosi ta thyente: Amerikanja tronditet kur hasi në një fytyrë të njohur për të

TikTokerja Jay kohët e fundit ka publikuar një video që është parë më shumë se 2.5 milionë herë dhe është regjistruar gjatë rinovimit të shtëpisë së saj në Pensilvani.

Ajo shpjegoi se dëgjoi një zhurmë të pazakontë që vinte nga muri i dhomës së ndenjes, ndaj vendosi ta thyente dhe të zgjidhte enigmën.

Në fillim, Jay hyn në dhomë për të parë se çfarë është bërë. Më pas ajo dëgjoi një zhurmë dhe thirri policinë, raporton dailystar.

Ajo u këshillua të prishte një pjesë të murit dhe kështu të zgjidhte misterin, gjë që e bëri.

@myworld.wejustliveinit I really can not believe the maintenance team patched my cat into the freaking wall!! Soon as i walked into my apartment i heard him meowing & scratching at the wall ? I feel sooo bad he was probably so scared #fyp #fypシ #catsoftiktok #cat #kitten #ihateithere #catlover ♬ original sound – J.A.Y. ?

Gruaja mori një thikë dhe filloi të “gërmonte” ndërsa më pas pa putrën e një maceje! Përpara saj u shfaq një kafshë shtëpiake e tronditur zhdukjen e së cilës ajo as që e vuri re.

“Nuk mund të besoj se punëtorët e murosën macen time në një mur f*****”, ka shkruar Jay në mesazh dhe ka shkaktuar një ortek komentesh.

Individët besojnë se punëtorët “qëllimisht” e murosën kafshën “ata duhet ta kenë ditur. Njerëzit i trajtojnë macet aq keq dhe kjo më thyen zemrën”.

As pronarja nuk u kursye nga kritikat, pasi “nuk kishte përgjegjësi sa duhet”: “A e dinit që po vinin? Duhet të kujdeseshe për kafshën tënde”.

Jay më vonë publikoi një video të “përballjes” me mbikëqyrësin e ndërtimit, të cilit i tha se dyshonte se macja ishte murosur gabimisht. /Telegrafi/

Exit mobile version