Telegrafi

Nga muaji tetor, aplikimi për të gjitha llojet e vizave amerikane bëhet në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së, ka njoftuar se nga data 1 tetor qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të udhëtojnë në Shkup për të aplikuar për vizë.

Të gjitha llojet e vizave tani do të jepen në objektin e ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një video-incizimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

James Finan, i cili është shef i sektorit konsullor, tregon rregullat se si duhet të sillen aplikuesit e vizave brenda objektit.

“Ata që vijnë për të aplikuar nuk duhet të marrin asgjë me vete, përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës. Pastaj aplikantët kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.”