Site icon Telegrafi

Nga muaji i ardhshëm pritet të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve të lindur para 2015-së

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njofton se nga muaji i ardhshëm zgjerohet skema për shtesat për fëmijë.

Sipas Muratit, këto shtesa do t’i marrin fëmijët e lindur nga viti 2014 e tutje.

“Me miratimin e rishikimit të buxhetit sot, na bëhet e mundshme që duke filluar nga muaji i ardhshëm, të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat e fëmijëve. Aktualisht, shtesa marrin fëmijët e lindur nga 1 janari 2015 e këtej. Nga muaji i ardhshëm, do të fillojë zgjerimi edhe me gjeneratat tjera (2014, 2013, 2012 etj.), për të përmbushur kësisoj në tërësi premtimin se do të ketë shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare”, njofton Murati.

Kujtojmë se në muajin tetor 2021 ishte hapur aplikimi për shtesat për fëmijë të lindur nga janari i 2015-së. /Telegrafi/

Exit mobile version