Telegrafi

Nga moti i ftohtë 18 të vdekur në SHBA

epaselect epa04495595 A home is covered in snow in a neighborhood just south of Buffalo, New York, following an overnight winter storm that dumped a reported 5 feet (1.5 meters) of lake-effect snow on the area in Hamburg, New York, USA, 19 November 2014. The storm was part of a very large weather system that dropped temperatures to record lows over a huge area of the United States. EPA/MARK WEBSTER

Moti tejet i ftohtë dhe me borë dje i ka prekur afro 100 milionë njerëz në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Në malin Uashington në Nju Hampshër, që është goditur nga erërat me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, është shënuar temperatura e perceptuar prej -73 gradë Celsius, duke e bërë këtë territor njërin prej vendeve më të ftohta në tokë.

Temperatura aktuale atje është -38 gradë Celsius.

Zyrtarë të aeroportit ndërkombëtar, John F. Kennedy, në Nju Jork, kanë njoftuar se po punohet me Administratën Federale të Aviacionit për t’i kufizuar fluturimet, për shkak të stuhisë që e kishte goditur këtë aeroport më 4 janar.

Gjatë pak ditëve të kaluara raportohet se nga moti i ftohtë dhe me borë kanë vdekur së paku 18 vetë.