Telegrafi

Nga momenti i shuarjes së cigares së fundit

Pas 20 minutash: Shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale.

Pas 8 orësh: Përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur.

Pas 24 orësh: Zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës.

Pas 48 orësh: Mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë.

Pas 2 javësh deri në 3 muaj: përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%.

Pas një deri në nëntë muaj: Zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive.

Pas një viti: Rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa te duhanpirësit.