Site icon Telegrafi

Nga Mitrovica në Gjermani bëri 40 orë rrugëtim me kombibusin e vitit 1986, Gentriti rrëfen për eksperiencën

Eksperienca jo e zakontë e mitrovicasit i cili mori një rrugë të gjatë me kombibusin e vitit 1986.

Qytetarët e Kosovës tashmë mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Kjo mundësi ka filluar të shfrytëzohet nga qytetarët e Kosovës dhe madje disa prej tyre po gjejnë mënyra simbolike për të lëvizur drejt vendeve perëndimore.

Gentrit Aliu nga Mitrovica është njëri prej qytetarëve të Kosovës që në mënyrë simbolike ka udhëtuar me kombi drejt Gjermanisë dhe ai tashmë ka arritur në destinacion.

Në RTV Dukagjini ai ka rrëfyer për këtë eksperiencë pak më ndryshe.

“Udhëtimi ka shkuar mirë. Nuk jemi ngutur pasi kombi është i vitit 1986. Udhëtimi ka zgjatur pak. Jemi ndalur kohë pas kohe por kemi arritur mirë”, tregon mitrovicasi, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se udhëtimi ka zgjatur 40 orë.

“Në kombi kemi pasur mjete të punës dhe mjete rezervë të kombit, pasi e kemi menduar se mund të na prishet kombi”.

Ai thotë se në Gjermani kanë shkuar për të vizituar familjarët por e ka edhe një tjetër qëllim.

Kombibusin “legjendar” duan ta shesin në Gjermani.

“Janë disa procedura që duhet të bëhen me regjistrime. Por presim oferta. Modeli që unë e kam, ne Gjermani mund të shitet deri në 30 mijë euro si “oldtimer”. Nuk pres ta shesë në këtë çmim, por do të provojë”.

Ai thotë se familjarët kanë pasur shqetësim derisa kanë arritur në Gjermani, por ai thotë se kanë qenë të kujdesshëm në udhëtim.

Gentriti nuk e di si do të kthehet në Kosovë, por gjasat më të mëdha thotë se janë që do të kthehet pa kombibusin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version