Site icon Telegrafi

Nga mijëra pjesëmarrës në lojën “Eksperti” – vetëm një lexues e ka qëlluar saktë rezultatin e ndeshjes Angli-Iran

Anglia ka fituar 6-2 ndaj Iranit në kuadër të Grupit B në Kampionatin Botëror.

Tre Luanët morën fitore të thellë ndaj iranianëve, derisa një pjesëmarrës ka bërë parashikimin e saktë të rezultatit në lojën e Telegrafit, “Eksperti”.

Nga 2158 lexues që e parashikuan ndeshjen, vetëm një lexues ia doli ta qëllonte saktë numrin e golave në këtë takim.

Foto: Parashikimet e ndeshjes Angli-Iran në lojën “Eksperti” në Telegrafi.com/Prsc

Nga rezultatet e parashikuara nga të gjithë pjesëmarrësit, vetëm njëri e qëlloi rezultatin, derisa më poshtë mund të shikoni dhe renditjen aktuale të “Ekspertëve”, derisa dhjetë persona kanë pikët e ngjashme, me nga dhjetë.

Për një muaj me radhë, Telegrafi do të ndajë çdo ditë shpërblime për të apasionuarit e futbollit të cilët janë të saktë edhe në parashikimin e rezultateve.

Foto: Renditja momentale e pjesëmarrësve në lojën e Telegrafi.com, “Eksperti”/Prsc

Shpërblimet do të ndahen së bashku me partnerët tanë, Birra Peja dhe Go+.

Në fund të Katar 2022, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore që dhurohen nga Birra Peja dhe GO+, siç janë:

iPhone 14

TV

Trotinet Elektrik


Numërimi i pikëve:

Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.

Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.


Rregullat e lojës shpërblyese:

Një llogari reale për person

Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).

Stafi i Telegrafi.com nuk do të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe transparenca do të jetë maksimale. Luaj dhe fito, kliko këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version