Telegrafi

Nga mesnata do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimet e shitjes me pakicës të dizelit nga mesnata do të ulen për gjysmë deri 1 denarë për litër, kurse çmimet e benzinës do të mbeten të njëjta, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë – Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eurodizel (D-E V) do të ulet për gjysmë denarë për litër dhe do të shitet për 52.5 denarë, përderisa çmimi i ekstra vajit të lehtë (EL-1) do të lirohet për një denarë për litër dhe do të shitet 41 denarë.

Eurosuper BS-95 dhe 98 nuk do të ndryshojnë, edhe atë 66.5 dhe 68.5 denarë për litër.

Me vendimin e KRE-së për 0.347 denarë për kilogram do të ulet dhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS do të shitet për 27.498 denarë për kilogram.

Si arsye e uljes së derivateve të naftës nga KRE theksojnë për 1.36% çmim të ulët mesatar të naftës së pastër të tregut botëror në 14 ditët e kaluara. /Telegrafi/