Site icon Telegrafi

Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar

Foto: Arkiv

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,92 % në raport me vendimin e datës 12.04.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin e datës 12.04.2021.

Nga data 20.4.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 67,50 (denarë/litër)

Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 69,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 58,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 58,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 34,992 (denarë/kilogram)

Exit mobile version