Benzina dhe dizeli nga mesnata do të shtrenjtohet nga dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 68.5 denarë, nafta (D-E V) për 53.5, kurse ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1 ) për 42 denarë për litër.
Vendimi i KRE për 2,076 denarë për kilogram do të rrit edhe çmimin e mazutit M1-HC dhe tani do të kushtojë 28.109 denarë për kilogram. /Telegrafi/