Telegrafi

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga mesnata derivatët e naftës sipas Komisionit Rregullator do të jenë me çmime të reja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shtrenjtohet edhe benzina edhe dizeli.

Benzia shtrenjtohet për dy denarë, përderisa dizeli shtrenjtohet madje për tre denarë/l.

Kjo do të thotë se çmimet e shitjes me pakicë të Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 rriten për dy den/l dhe çmimi i Eurosuper BS-95 do të shitet për 64 den/l, përderisa çmimi i Eurosuper BS-98 do të shitet 66 den/l.

Eurodizeli (D-E V) dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisri (EL-1), rriten për 3.00 den/l dhe me këtë shitja me pakicë të Eurodizel (D-E v) do të shitet për 50 den/l dhe çmimi i Ekstra i vajit të lehtë për amvisëri do të shitet 38.50 den/L.

Çmimi i mazutit rritet për 1.419 den/kg që do të thotë se çmimi do të jetë 20.883 den/kg.

Këto çmime do të vlejnë për dy javët e ardhshme. /Telegrafi/