Site icon Telegrafi

Nga ‘Mercedesi’ te ‘Rolls Royce’ – koleksioni luksoz i veturave të shtrenjta të Xherdan Shaqirit

Nga Basel te Bayern Munich, nga Interi te Liverpool – janë destinacionet që përshkruajnë karrierën e suksesshme të futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Edhe koleksioni i tij i veturave luksoze është i përmbushur njëlloj si CV-ja e tij.

Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës ka në pronësi dy “Rolls Royce”, një “Mercedes G-Wagon”, një “Bentley”, gjithashtu një koleksion të Volkswagen-it.

Xherdan Shaqiri (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Gazeta prestigjioze britanike The Sun, i ka dedikuar një artikull special koleksionit të veturave luksoze të futbollistit me prejardhje nga Gjilani.

Në vazhdim ju sjellim vështrimin që suplementi “SunSport” i ka hedhur koleksionit të Xherdan Shaqirit.

Rolls Royce Wraith

Është një prej veturave më të pëlqyera nga elita e futbollistëve. Futbollistës Lukaku dhe Pogba posedojnë nga një të tillë, me motor të fuqishëm V12, që harxhon 6.6 litra dhe mund të arrijë shpejtësinë 60 mph në 4.4 sekonda. Kjo veturë kushton jo më pak se 289 mijë euro.

Rolls Royce Wraith (e zezë)

Vetura Rolls Royce Wraith përshkruhet si modeli më i fuqishëm dhe i bukur, që dallon falë dyerve të saj, që hapen nga mbrap. Dhe jo pa qëllim, Shaqiri ka zgjedhur edhe ngjyrën e zezë

Bentley Continental

Një veturë si kjo mund ta posedojë çdo lojtar i Ligës Premier. Parkngu i Manchester United ka qenë njëherë i mbushur me to. Njëra ndër to ishte e futbollistit shqiptar, e cila kushton 194 mijë euro. Kjo veturë ka një motor prej 6.0 litrash, që mund ta kapërcejë shpejtësinë prej 200mph.

Mercedes G-Wagon

Mercedes G-Wagon është një tjetër veturë e preferuar nga futbollistët në Ligën Premier. Ka një motor 5.5 litra, dhe është në gjendje të ecë me shpejtësi deri në 130mph. Ish-lojtari i Stoke City e ka blerë një Mercedes të tillë, plot shkëlqim.

VW Touareg

Kjo është një prej makinave më modeste në koleksionin e Shaqirit. ai gjithashtu ka edhe një “Volkswagen Touareg” 4×4, që kushton më së paku 47.165 euro dhe është bërë për të rivalizuar “Audi Q7”, “Porches Cayenne” dhe “BMW X5”. Shpejtësia e kësaj veture mundtë shkojë nga 0 deri në 60 mph në 5.6 sekonda.

VW Arteon

Është gjithashtu një veturë e cila nuk kushton shtrenjtë për Shaqirin. Çmimi i saj sillet rreth 40 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version