Site icon Telegrafi

Nga mbrëmja e maturës në debutimin e tij me ekipin e parë – rrëfimi i Lecit si profesionist

Ish-futbollisti, Liridon Leci ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Leci gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist ka veshur fanellat e disa klubeve të njohura në Kosovës si Hajvalia, Prishtina, Drita dhe Llapi.

Ai në “Arena e Yjeve” ka rrëfyer se si debutoi në futbollin profesionist në një mënyrë të pazakontë.

“Kalova te Kosova e Prishtinës si 13-vjeçar dhe kam vazhduar aty deri në ekipin e seniorëve. Realisht aty kam debutuar si 16-vjeçar”, ka thënë fillimisht Liridoni.

“Ka qenë një ekip garues, një konkurrencë shumë e fortë, por duhet të falënderoj edhe trajnerin Hysni Maxhuni, sepse ai ma kë dhënë mundësinë që të jem në ekipin e parë”.

“Ishte pak rastësi, pasi isha tek juniorët dhe udhëtoja në atë kohë nga Barileva në Prishtinë”.

“Kishim stërvitje në ora 10:00 njëherë me juniorët dhe një ditë më herët e kishin ndërruar orarin dhe unë telefon nuk kisha”.

“Kur shkova aty, po e pyes ekonomin se ku janë juniorët, ai ma ktheu se stërvitja do të mbahej në ora 16:00 dhe tani kishte stërvitje ekipi i parë”, ka shtuar mes tjerash Leci.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Leci i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:00, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix dhe Lasko./Telegrafi/

Exit mobile version