Site icon Telegrafi

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës që pitet të nisë rreth orës 18:00 para Kryeministrisë dhe në disa lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar momente nga përgatitja e forcave të policisë në terren me maska kundërgaz, makinat ujëhedhëse dhe deri te snajperët e RENEA-s të pozicionuar mbi Kryeministri.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

Ky vendim ka shkaktuar shqetësime brenda opozitës dhe është parë si një shenjë e “represionit politik”, ndaj PD ka vendosur të organizojë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e saj dhe për të mobilizuar mbështetje nga qytetarët.

Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë gjatë protestës, do të angazhohen rreth 1500 forca policie, përfshirë policinë e rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Shqiponjat.

Exit mobile version