Telegrafi

Nga makinat që mbushen me rrymë, mund të dëgjohen tinguj shumë të çuditshëm

Ligjet e reja, parashohin që nga këto makina të dëgjohet tinguj të ndryshëm

Të gjithë ata që kanë vozitur një veturë elektrike, apo ndonjë hibrid të elektrizuar, e dinë se sa e qetë është kur lëvizë në shpejtësi të ulët, transmeton Telegrafi.

Në përgjithësi tingulli dallon varësisht prej makinës, por të gjitha janë të lehta që t’i paralajmërojnë kalimtarët. Shumicën e rasteve, asgjë nuk dëgjohet brenda, vetëm nëse dritarja është e hapur.

Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara është kërkuar që makinat që lëvizin me bateri të lëshojnë tinguj kur lëvizin nën shpejtësinë prej 30 kilometrave në orë, pa caktuar se si duhet të tingëllojë.

Sipas Reuters, sjellë Telegrafi, National Highway Traffic Safety Administration kërkon nga të gjithë prodhuesit të vendosin tinguj të ndryshëm në makina, duke lënë mundësi edhe për opsione komike dhe sa më të këndshme.

Me ligjet e reja, pritet që nga një shtatori vitit 2020, nga makinat që mbushen me rrymë të dëgjohen më shumë se një tingull, që tregon për nivelin e shpejtësisë, si dhe lëvizje të ndryshme si anash, apo kthim prapa.

Kur të jenë përditësuar makinat elektrike, me tingujt e nevojshëm, atëherë pritet që nga to të dëgjohen tinguj të ndryshëm, veçanërisht kur ka shumë makina elektrike në një hapësirë.

Qetësia në makinat elektrike, kur janë në lëvizja ka qenë shqetësim për personat e verbër edhe ata me të parë të dobësuar, ndërsa sistemi i ri e bën gjendjen shumë më të mirë. /Telegrafi/