Telegrafi

Nga lufta, në pushime: 23 mijë ukrainas dhe 8 mijë rusë vizituan Shqipërinë këtë vit

Lufta bëhet në Ukrainë, ndërsa pushimet në Shqipëri.

Dëshmi e këtyre ngjarjeve, janë numrat që jep Ministria e Turizmit me fluksin e turistëve rusë dhe ukrainas që kanë ardhur në 6 muajt e parë të vitit.

Konkretisht, Shqipëria është prenotuar dhe vizituar deri në 30 qershor nga 23 640 ukrainas dhe 8150 rusë.

Krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, numri i ukrainasve, është rritur me 103%, ndërsa numri i turistëve me origjinë nga Rusia ka pësuar një ulje të lehtë.

Të dhënat për Shqipërinë, sugjerojnë se lufta e armatosur në territorin ukrainas nuk i ka penguar banorët e dy shteteve të udhëtojnë për qëllimet turistike, nëse marrin në konsideratë edhe qarkullimin në shtetet e tjerë.

Rrugët e hapura në perëndim të Ukrainës dhe politika liberale e perëndimit me turistët rusë, duket se kanë rezultuar efikase në flukset dalëse turistike, ndërsa e kundërta ka ndodhur në dy shtetet lindore, ku vizitorët janë reduktuar ndjeshëm./Euronews Albania