Telegrafi

Nga lotët e Messit deri tek përqafimi me Neymarin dhe driblimet e shumta – Gjërat më interesante të finales në Copa America

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0, duke u shpallur kampion për turneun e viti 2021.

Albiceleste janë kampion të Amerikës së Jugut, pasi kanë arritur t’i mposhtin Selecaon në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.

Goli i vetëm në këtë finale u shënua në minutën e 22-të nga Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol me parabolë pas asistimit të Rodrigo De Paul.

Lexo po ashtu Argjentina kampion në Copa America, Messi merr trofeun e parë me kombëtare

Megjithatë, ndeshja sjelli shumë gjëra interesante, nga duelet e forta, ndërhyrjet e shumta, kartonët, por edhe driblimet dhe në fund urimet ndaj njëri-tjetrit.

Momenti ma emocionues padyshim se ishin lotët e Messit në fund të ndeshjes, pasi ky ishte trofeu i parë i magjikut me kombëtaren.

Lexo po ashtu “Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

Një moment tjetër që vlen të theksohet është përqafimi i stërzgjatur i Messit me Neymarin, me këtë të fundit që e uroi ish-bashkëlojtarin e tij për fitoren.

Edhe festa e Messit me trajneri Lionel Scaloni ishte e veçantë, ashtu sikurse një driblim magjik i Neymarit.

Më poshtë keni disa video që tregojnë më së miri atë çfarë ndodhi gjatë dhe pas finales në Copa America. /Telegrafi/