Jo Robinson nga Irlanda, ka pasur një aksident derisa ishte në një shfaqje dhe për pasojë ka marrë djegie të mëdha.
Gruaja 38-vjeçare, ka përdorur një materie tjetër të ndezshme në vend të vajgurit dhe për pasojë, zjarri i është përhapur me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Asaj i është djegur fytyra dhe sytë, por nuk e ka humbur shikimin, ndërsa ka djegie edhe në gjoks, duar, fyt dhe mushkëri.
Për shkak të lëndimeve serioze, nëna e tre fëmijëve më nuk mundet ta ushtrojë këtë profesion, ndërsa i duhet kohë e gjatë që të shërohet. /Telegrafi/